Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Ngjyra e personalitetit tuaj – Cila është?!

Argëtim  |  E Hëne - 4 Shkurt, 2019  |  463 Lexime
 

CILA ËSHTË NGJYRA E PERSONALIT TUAJ?

 

NGJYRA E KUQE

Nëse e pëlqeni ngjyrën e kuqe, ndoshta keni një personalitet shumë dominues, të zjarrtë dhe të pasionuar. Ju keni besim, ambicie dhe drejtim të madh në jetën tuaj dhe s’lejoni që asgjë të qëndrojë në rrugën e arritjes së qëllimeve tuaja. Ju ndoshta keni shumë miq, por vetëm disa miq të ngushtë të njohin vërtetë. Ju i qëndroni besnikë miqve tuaj dhe familjes dhe do të bëni gjithçka për ta. Njerëzit me ngjyrë të personalitetit të kuq kanë një vullnet të fortë dhe nuk zmbrapsen pa luftë.

Njerëzit me siguri ju kanë quajtur “raketë” ose diçka të ngjashme në të kaluarën për shkak të personalitetit tuaj të drejtpërdrejtë pa lajka.

 

NGJYRA E VERDHË

Nëse ju pëlqen ngjyra e verdhë, ju keni një pikëpamje plot shpresë për jetën. Asgjë nuk ju brengos, dhe në qoftë se ju brengos, ju kthjelleni shpejt dhe përsëri vazhdoni rrugën tuaj plot hare. Ju nuk dëgjoni negativitetin e njerëzve të tjerë, sepse e dini se përderisa besoni në veten tuaj dhe shpërndan mirësi kudo që të shkoni, jeta do t’ju trajtojë mirë. Ju kujdeseni thellë për të tjerët, dhe dëshironi të ofroni ndihmën tuaj në çdo mënyrë të mundshme. Gjersa ke një tendencë që herë pas here të kesh një pikëpamje idealiste të botës, gjithashtu ju qaseni me jetën praktikisht dhe keni një kokën rehat. Ju kujdeseni për përgjegjësitë tuaja dhe fitoni lehtësisht besimin e njerëzve.

 

NGJYRA E PORTOKALLTË 

Njerëzit me një ngjyrë portokalli të personalitetit kanë një personalitet të gjallë dhe fëmijëror. Ata kanë energji të lartë dhe gëzojnë një mënyrë jetese aktive në mënyrë që ata të mos kërcejnë nga muret dhe të çmenden nga e gjithë energjia e ndrydhur. Ata janë dhurues (dorëlirë) të natyrshëm dhe kujdesen për të tjerët para se të shikojnë për vete. Ata do t’ju jepnin këmishën nga shpina nëse keni nevojë për ta. Ata gjithashtu kanë një shpirt të ngrohtë dhe të hapur, dhe janë dëgjues dhe folës të mëdhenj. Njerëzit me këtë ngjyrë të personalitetit gëzohen të jenë në qendër të vëmendjes dhe lulëzojnë kur janë në qendrën e vëmendjes. Ata tërhiqen nga karira dhe performancat e ndryshme.

 

NGJYRA VJOLLCE

Shumë të ndjeshëm, psikik dhe emocional, njerëzit me ngjyrë vjollcë të personalitetit iu pëlqen të shpenzoj shumë kohë vetëm. Ata janë krijues, ëndërrimtarë dhe artistë, dhe shikojnë botën përmes syve imagjinues të tyre. Këta shpesh gjatë bisedave kanë tendencë të kalojnë e hynë në botën e tyre, jo sepse janë të pakujdesshëm, por për shkak se mendjet e tyre shkojnë një kilometer në minutë. Ata kanë shumë ide dhe kanë qejf të mbesin vetë çdo ditë që të shpenzojnë kohë për të krijuar nga pasionet e tyre. Kanë një personalitet paqësor dhe të butë dhe janë shumë të afrueshëm. Ju dëgjojnë për orë të tëra dhe mu këta janë tek të cilët ua ofrojnë shpatullën të qani mbi të nëse ke nevojë.

 

NGJYRA E GJELBËR

Njerëzit me ngjyrë të gjelbër të personalitetit i tërheq natyra, me gjasë për shkak se ata kanë një qasje shumë të bazuar dhe të ndjeshme ndaj jetës. Ata zakonisht janë introvert (të mbyllur në vete) dhe kanë një kureshtje të pafund ndaj botës rreth tyre. Për shkak të kësaj, ata pëlqejnë të eksplorojnë sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që ndoshta më së shpeshti i gjeni jashtë në natyrë. Ata janë shumë intelektualë dhe kënaqen me biseda stimuluese dhe mendimtare. Ata kanë sens humori sarkastike dhe cinike dhe mbajnë miqësi vetëm me ata që mund t’i vlerësojnë ata në lavdinë e tyre të natyrshme ashtu si janë.

 

NGJYRA E KALTËR

Ata me një personalitet të kaltër janë romantikë të pashpresë, dhe idealistë të pamposhtur. Ata nuk mund t’i qëndrojnë mizorive që ndodhin në botë, kështu që iu kthehen shpresës dhe besimit që kanë brenda zemrës së tyre për t’i vazhduar tutje. Ata janë njerëz shumë të ndershëm, të sinqertë, me dashamirësi dhe bëjnë mirë aq sa munden në këtë botë. Janë shumë të ndjeshëm, por nuk e lejojnë shumë që njerëzit ta shohin atë. Janë gjithashtu shumë të qetë, dhe iu pëlqe të jenë rreth ujit, pasi kjo i relakson më shumë se çdo gjë tjetër. Kanë një lidhje të thellë me natyrën dhe kalojnë kohën jashtë kurdo që ndjehen të çekuilibruar.

 

Cila është ngjyra e juaj?

Ngjyra e personalitetit tuaj – Cila është?!

Reklamë

Komentet

Argëtim

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim