Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një shans!

Politikë  |  E Martë - 8 Tetor, 2019  |  383 Lexime

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë janë një shprehje e nevojës për të rifreskuar skenën e brendshme politike në Kosovë, por edhe në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas tij, Kosova ka treguar një shkallë të lartë të kulturës demokratike në procesin zgjedhor, dhe se tani është koha që kjo energji të sjellë bashkëpunimin rajonal, transmeton Klan Kosova.

“Shpresoj që një qeveri e re e qëndrueshme me shumicë të qëndrueshme në parlament do të formohet shpejt në Prishtinë, e cila do të ketë forcën për të arritur një marrëveshje me Beogradin që do të kuptohet dhe pranohet nga shoqëria në Kosovë”, tha ai.

Jovanoviq theksoi se sot, Albin Kurti, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje po sulmohet nga Beogradi në një gjuhë të folur para çdo katastrofe në këtë rajon dhe se deklarata të tilla nuk duhet të kenë vend në politikë në Serbi, dhe se sipas tij, “Kurti nuk është një kërcënim për Serbinë, por një shans “për shkak të shpresës që shoqëria kosovare ka për të dhe mbështetja që gëzon “.


© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kurti nuk është kërcënim për Serbinë, por një shans!

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim