Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Pronari i shtëpisë vëren hajnin në dritare, shtinë me armë në drejtim të njëri-tjetrit

Kronikë e zezë  |  E Martë - 8 Tetor, 2019  |  429 Lexime

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar për një rast “vjedhje e rëndë” të ndodhur dje në Pejë në orën 19:15.

 

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se te shtëpia e tij ka hasur në një person të panjohur afër dritares së shtëpisë i cili me të vërejtur ankuesin fillon të largohet nga vendi i ngjarjes. Ankuesi vrapon pas të dyshuarit mirëpo i dyshuari nuk ndalet por drejton pistoletën duke shtënë në drejtim të viktimës, i cili nuk ka pësuar lëndim”, njofton Policia.

Viktima, sipas Policisë, i përgjigjet duke shtënë në drejtim të personit të dyshuar por nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente dhe prokurori

Pronari i shtëpisë vëren hajnin në dritare, shtinë me armë në drejtim të njëri-tjetrit

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim