Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike: Më kanë paragjykuar se këndoj!

ShowBiz  |  E Diele - 22 Shtator, 2019  |  281 Lexime
Luana Vjollca ka arritur suksesin e rradhës duke u shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, një revistë prestigjioze britanike që ka zgjedhur këngëtaren shqiptare për kopertinën e muajit shtator.  

Në kopertinën e kësaj reviste Luana shfaqet e veshur me fustan lejla e flokët e lagur. 
 
Gjatë intervistës për revistën “Global Woman”, Luana ka treguar se është paragjykuar shumë për faktin që këndon, por ajo nuk është dorëzuar.  
“Tranzicioni në industrinë e muzikës (edhe pse kam studiuar kanto dhe kam marrë pjesë në festivale), është shoqëruar me paragjykime. Por sot mund të them se ja dola, ja dola sepse e dashuroja dhe sepse kam punuar fort dhe kam besuar që do ja dal. Jam e lumtur kur shkoj në koncerte në çdo shtet të botës ku ka shqiptarë dhe takoj kaq shumë fansa dhe marr dashuri prej tyre”, është shprehur Luana. 
 
 


 
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike: Më kanë paragjykuar se këndoj!

Reklamë

Komentet

ShowBiz

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim