Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Edhe PDK - Dega në Therandë, reagon ndaj tenderit milionshe të Blerim Kuçi-t!

Politikë  |  E Mërkure - 11 Shtator, 2019  |  351 Lexime
Komuna e Therandës ka shpallur fitues kontraten e operatorit ekonomik i treti për nga çmimi më i lirë
N.P.N. "HIDROTERM", ky OE ishte në pronësi të Blerim Kuçit ndërsa tash është në pronësi të djalit të tij.


Ndaj këti veprimi ka reaguar edhe PDK - Dega Therandë, në rrjetin social Facbook: 

Ja postimi i plotë

Kompania Hidroterm, që është e ish-Kryetarit të Therandës dhe ish-Deputetit që përsëri është në garë për pozitën e deputetit, Blerim Kuqi, shpërblehet me tender 1.7 milion euro nga komuna të cilën e udhëheq Bali Muharremaj nga AAK.

Dhe pa fije turpi, duke ua fyer intelegjencën qytetarëve, shesin moral sa për të marrë disa vota më shumë, e pikërisht kur vendi është në prag të zgjedhjeve, e tregojnë fytyrën e vërtet.

Kryetari i Komunës duhet të tregoj në facebook për këtë " sukses " të qeverisjes së tij siq bën zakonisht, dhe të iu sqarojë qytetarëve kronologjinë e këtij tenderi si dhe për (sh)përfilljen e kritereve dhe ligjeve.





© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Edhe PDK - Dega në Therandë, reagon ndaj tenderit milionshe të Blerim Kuçi-t!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim