Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

LVV Therandë: Në këtë kohë fushate, Blerim Kuçi shpërblehet me tender 1.7 milion euro!

Politikë  |  E Mërkure - 11 Shtator, 2019  |  757 Lexime
Në këtë kohë fushate, Blerim Kuçi (kandidat për deputet nga AAK) shpërblehet me tender 1.7 milion euro.


Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë është duke e përcjellur me kujdes kontratën me titull "Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë -Sheshi në Suharekë"

Më datë 13.08.2019 ka qenë takimi për hapjen e ofertave për këtë tender në të cilin kanë ofertuar 4 Operator Ekonomik, ndërsa më datë 04.09.2019 është shpallur fituesi i kësaj kontrate.

Fitues i kësaj kontrate është operatori ekonomik i treti për nga çmimi më i lirë N.P.N. "HIDROTERM", ky OE ishte në pronësi të Blerim Kuçit ndërsa tash është në pronësi të djalit të tij.

Duke i parë kriteret e kërkuara tek kapacitetet teknike dhe profesionale gjatë hapjes së kontratës, menjëherë pothuajse është ditur emri i operatorit ekonomik fitues.

Kurdisja e kontratave përmes kritereve për kapacitetet teknike dhe profesionale tashmë është bërë e zakonshme në Komunen e Therandës, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe tek kontrata për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “UKË BYTYQI”.




© RADIO VALA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
LVV Therandë: Në këtë kohë fushate, Blerim Kuçi shpërblehet me tender 1.7 milion euro!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim