Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Portret i Nënë Terezës, me rastin e ditëlindjes së saj nga Rilind Morina !

Kulturë  |  E Hëne - 26 Gusht, 2019  |  209 Lexime
Artisti nga Suhareka, Rilind Morina  nuk ndalet, vazhdon të krijojë punime- portrete të figurave të njohura kombëtare e ndërkombëtare. 
Kësaj radhe ka punuar portretin e humanistes së njohur shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Ai ka zgjedhur këtë ditë për të prezantuar punimin, pasi sot bëhen 109 vjet nga lindja e saj. Portreti është punuar me laps kimik dhe është punuar me shumë dashuri dhe përkushtim nga Rilindi. 
Ai madje sonte është i ftuar nga katedralja për dorëzimin e punimit. Pasi që nga sot fillojnë "Ditët e Nënës Terezë", me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës. Dhe katedralja organizon akademi kulturore nga ora 19:30.

Edhe njëherë Rilindi na habit me talentin e tij të jashtëzakonshëm !





Portret i Nënë Terezës, me rastin e ditëlindjes së saj nga Rilind Morina !

Reklamë

Komentet

Kulturë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim