Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Racizmi nuk luftohet duke shprehur keqardhje!

Opinione  |  E Mërkure - 21 Gusht, 2019  |  219 Lexime
Racizmi nuk luftohet duke shprehur keqardhje, kur e shikon një video se si SHUTOHET fëmija nga një psikopat. Ndjesi e tillë na kaplon edhe nëse një veprim i tillë do bëhej ndaj një mace, pule apo cfarë do gjallese tjetër. Jo përderisa ende mbi 80% prej nesh, i kategorizojmë si magjup, gabel apo jevg. Jo përderisa ende prindërit i qortojnë fëmijët e tyre deri në ndëshkim, nëse i shohin tek sa shoqërohen me bashkëmoshatarë të komuniteteve RAE. Jo përderisa ende nuk guxon një i ri (e re) shqiptar as ta imagjinoj që nesër të jetë bashkëshort/e i një personi të njërës prej atyre përkatësive. Do ta gozhdonim me lloj lloj gjykimi. Jo përderisa në zyrat e rëndomta të bizneseve apo institucioneve, vend atyre mund t’i gjejmë në raste vetëm tek fëshisa dhe xhokeri për pastrim. Racizmi nuk erdhi sot, për t’u habitur kaq shumë e për t’u renditur në vargun e protestuesve ‘radikal’ të rrjeteve sociale. Me të rritemi dhe frymojmë çdo ditë. Nëse njerëzillëku do të jetonte këtu, sic po shprehemi, këto raste do të ishin në minimumin ekstrem. Prandaj keqardhja e vet racistave për rastet e racizmit, është fasadë e cila me analizën më të vogël të mundshme, shpërfaqë neveri. Shkruan Kushtrim Reshitaj Gazetar
Racizmi nuk luftohet duke shprehur keqardhje!

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim