Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Mesazh për Festen e Kurban Bajramit nga Imami xhamis së Bardhë Suhaharekë Driton Salihu!

Sociale  |  E Shtune - 10 Gusht, 2019  |  481 Lexime
Kurbani ka kuptimin e afrimit te besimtarit te Allahu Fuqiplotë.
Ky Ibadet është në nivel te vaxhibit dhe shprehet me anë të sakrificës,gjegjësisht sakrifimit të një kafshe sikur që është delja, lopa, etj..per hirë të Allahut Fuqiplotë.
Afrim ky që nuk bëhët përmes mishit apo gjakut te kurbanit, por përmes pastërtisë shpirtërore të besimtarit, gjegjësisht devotshmëris së tij.
Për këtë në Kur'anin Famëlartë thuhet: "Tek Ai ( Allahu) nuk arrin as mishi e as gjaku i Kurbanit, por arrin devotshmëria..
" Porosi e pejgamberiane është që mishi i kurbanit të ndahët në tre pjesë: te varfërit, komshiut apo familjarit edhe pse nuk është i varfër dhe pjesa tjeter per vete.
Të nderuar besimtar Namazi i faljës se Kurban Bajramit falët ne ora 06:14 minuta.
Të nderuar besimtar më lejoni që t'ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të mira duke lutur të Madhin Allah që të na pranoj sakrificen tone dhe kam nderin dhe kënaqesin dhe privilegjin që në emer te xhamis së Bardhë të Suharekës dhe në emrin timë personal t'ju uroj Festen e Kurban Bajramit.


Nga Imami xhamis së Bardhë Suhaharekë Driton Salihu.
Mesazh për Festen e Kurban Bajramit nga Imami xhamis së Bardhë Suhaharekë Driton Salihu!

Reklamë

Komentet

Sociale

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim