Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

"Rron Kastrati me nje sondazh elektronik interesant ne Instagram per Dashurinë"

Opinione  |  E Shtune - 3 Gusht, 2019  |  341 Lexime
Sot dhe aktualisht sondazhet elektronike përmes, pyetjeve të lira mes 3- dhe 4-alternativave, kurioziteti,
gadishmëria e madhe e cdo individi që t’ju përgjigjet me vetëm një click(përzgjedhës) në mesin e
alternativave të parashtruara lehtësisht pyetjeve interesante specifikisht për Dashurinë, problemet, ndarja,
tradhëtia, preferencat, shkaktarët etj janë një tregues se bota virtuale dhe elektronike po zhvillohet në të
gjitha aspektet e fushës shkencore si qëllim paraekzistues në të ardhmen për realizimin e një mega-
hulumtimi përmes këtyre atraksioneve sociale dhe tërheqëse.

Cila është arsyeja pse ky sondazh përzgjedhës atraktiv të zhvillohet në rrjetin social Instagram ?
Në Instagram, ndjekjet, ndjekësat (follow dhe followers), psotimet dhe publikimet e vazhdueshme të jetës
sonë private dhe sociale, ngjarjet e ndryshme, situatat e këndshme dhe të pakëndshme, komunikimet e lira
dhe relaksuese, storjet, etj janë fakte korelacionale të cilat mund të prodhojnë efektshmërisht rezultate dhe
informacione relevante në prizmin hulumtues dhe intervistues, sidomos në botën e thellë psikologjike të
jetës sonë, dinamizmit dhe sfidave tona me të cilat ne operojmë ditë për ditë. Pse jo ? Instagrami ka rreth
100 milione shfrytezues aktiv ne muaj, rreth 40 milion foto postohen cdo ditë, ndodhin rreth 8.500
pëlqime cdo sekondë etj, pra kjo është mundësia ku përmes një parametri si njësi përshkruese e
popullacionit ne mund të përfitojmë mundësi të shumta në realizimin e këtyre mikro-sondazheve-
përzgjedhëse, atraktive dhe interesante që zgjojnë interes.

Një mikro- sondazh elektronik u zhvillua mbrëmë në storjet e mija të profilit tim në Instagram ku në
sistemin praktik të këtij sondazhi u vu në funksion një kornizë me karakter të një kuizi ku vetëm një
përgjigje ishte e saktë( përgjigjia e “saktë” e supozuar me sinjalizim e gjelbërt- ishte vetëm njëra nga
alternativat përzgjedhëse por jo e “sakta” reale sepse përzgjedhjet e secilit janë të vlershme, kredibile dhe
relevante. Qëllimi i këtij mikro-sondazhi ishte grumbullimi i përgjigjeve përzgjedhëse nga pyetjet e
parashtruara me temë “ Dashuria, mosha në dashuri –diferenca, tradhëtia, lidhjet e reja, preferencat, etj.
Pra fillimisht një sondazh me vetëm 5- pyetje, e ndërsa në vazhdim mikro-sondazhe të tilla me tema reale
dhe aktuale e interesante cdo ditë e më shumë do të zgjerohen. Pyetjet e këtij mikro-sondazhi kanë qenë :
1. A ekziston Dashuria e përsosur ? (Alternativat përzgjedhëse i gjeni të rezultatet mëposhtë)

2. A njeh dashuria moshë, sa është diferenca mesatare ?
3. Shkaktarët e idesë për tradhëti ?
4. Pas ndarjes, cila gjini është e gatshme për një lidhje të re ?

5. Cila është preferenca për një lidhje të qëndrueshme dhe serioze ?
Mëposhtë i gjeni të bashkangjitura fotot statistikore (me përqindje) nga përgjigjet përzgjedhëse,
ndërsa në vijim mikro-sondazhet e tilla do të konstruktohen sistematikisht në mënyrë që kjo
përpjekje të jetë shumë më shumë e vlershme. Së fundmi ky mikro-sondazh është vetëm një
atraksion i këndshëm, dhe social për të gjithë.









Autor i shkrimit : Rron Kastrati -Psikolog.
"Rron Kastrati me nje sondazh elektronik interesant ne Instagram per Dashurinë"

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim