Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Heshtja e Bali Muharremajt tregonë nervozizimin e tij…!

Opinione  |  E Martë - 23 Korrik, 2019  |  855 Lexime
Rradhët e gjata të qytetarëve duke pritur të enjeteve për tu takuar me kryetarin tregojnë shumë, tregojnë që kryetari aktual ka premtuar shumë si në tubime elektorale ashtu edhe në takime individuale, tregojnë që në tubime elektorale ka premtuar shumë përmirsime të shërbimeve komunale, tregojnë që në takime individuale ka premtuar shumë punësime në këmbim të votës, tregojnë që për këta qytetar ka ardhur koha që këto premtime të realizohen, tregojnë që qytetarët nuk do të ndalen së kërkuari ato që iu premtuan.
Gjithashtu kjo foto tregonë edhe një gjë shumë të rëndësishme, që kryetari aktual nuk po mundet të e përballoj presionin qytetar…!

 Publikimi i kësaj foto nga portali jonë Radio Vala, e ka shqetësuar tej mase kryetarin, por përpjekja e tij për të heshtur karshi kritikave si të qytetarëve, mediave ashtu edhe të opozitës, e ka detyruar që të reagojë përmes atyre që reagonte në kohën sa ishte pa u bërë kryetar i Suharekës, pra tashmë vetëm ia ka ndryshuar rolin e punës…!
Në 15 muajt e tij të parë të qeverisjes nuk publikohej askund mbledhja e asamblesë komunale, pra nuk dëgjohej fare zëri i asambleistëve jashtë sallës së asamblesë, tendeca e tij për të joshur asambleistët në mënyrë që ta ndal zërin kritkë nuk do të këtë sukses.
Viti 2018 ishte viti i parë i qeverisjes, nuk kishte ndonjë kritikë që ia vlen të përmendet që iu bë nga Opozita, por viti 2019 ka ndryshur. Skandalet e njëpasnjëshme të Komunës së Suharekës kanë zgjuar interesim tek asamblesitet për të ngritur zërin, publikimi i këtyre skandaleve nga partitë opozitare në faqet e tyre ne facebook, sidomos ato nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët përpos publikimeve edhe kanë dorëzuar deri tash dy lëndë në insitucionet e drejtësisë.
Kritikat nga “Fan page” e ndryshëm në facebook që kanë të bëjnë më Komunën e Suharekës, kritikat nga mediat, komentet negative të qytetarëve, kanë ndikuar dukshëm në zbehjen e imazhit të kryetarit aktual dhe në ngritjen e nervozizmit tek ai. Andaj kjo situatë për kryetarin është e papranueshme sepse nuk është mësuar më një gjë të till. Përpjekja e tij që të paraqitet si përfaqësues i unitetit të të gjithë qytetarëve të komunës do të dështoj, sepse nuk është njeriu i duhur që na bashkon të gjithëve. Me kritika të tilla do të duhet të mësohet, e ndaj kritikave të tilla nuk duhet të fshehet.

OPINION: Radio Vala 
 
Heshtja e Bali Muharremajt tregonë nervozizimin e tij…!

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim