Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Shpallet i pafajshëm pasi qëndroi rreth 4 vjet në burg dhe arrest shtëpiak

Kronikë e zezë  |  E Hëne - 22 Korrik, 2019  |  449 Lexime

Kishte kaluar hiq më pak se 4 vjet të jetës së tij në burg dhe arrest shtëpiak, për veprën penale për të cilën më pas ishte vërtetuar se nuk e kishte kryer.

Pasi ishte shpallur i pafajshëm, personi në fjalë kishte shtruar kërkesën për kompensim të dëmit, për kohën e kaluar pa pikë faji në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Për këtë padrejtësi që i ishte bërë nga drejtësia kosovare, ai gjatë këtij viti ka arritur të marr kompensimin nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për demin që i është shkaktuar për periudhën 4 vjeçare.

Zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj- Berisha ka bërë të ditur se koha më e gjatë e qëndrimit në paraburgim të një personi që më pas është shpallur i pafajshëm ka qenë mbi 1000 ditë në paraburgim dhe rreth 300 ditë në arrest shtëpiak.

Sipas saj, ky persona ka arritur të kompensohet në muajt e parë të këtij viti.

“Gjatë kësaj periudhe është kompensuar personi i cili në paraburgim ka qëndruara 1087 dite dhe arrest shtëpiak 236 ditë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë nëse llogaritet kompensimi në baza ditore për qëndrim në paraburgim dhe arrest shtëpiak, personi në fjalë vetëm për dëmin material dhe jo material gjatë kësaj periudhe kohore është kompensuar me 19 mije e 917 euro.

Nëse këtu futen edhe pakot për vizita familjare që janë 2 pako brenda muajit nga 25 euro, kompensimi për përpilim të kërkesës dhe përfaqësim në seancë 60+60 = 120 € nëse ka avokat, atëherë shuma e kompensimit të personit në fjalë ka arritur mbi 20 mijë euro.

Ndërkohë, ky nuk është personi i vetëm që ka qëndruar pa faj në paraburgim.

KGJK: 116 persona kanë kërkuar kompensim vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti

Sipas zëdhënëses së KGJK-së, Aishe Qorraj- Berisha hiq më pak se 116 persona kanë kërkuar kompensim vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga ky këshill, për privim pa baze ligjore dhe pa arsye.

“ Numri i personave që kanë kërkuar kompensim dëmi për privim pa baze ligjore dhe pa arsye për afatin 01 janar-30 qershor 2019 është 116 persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti janë shqyrtuar dhe kompensuar 75 persona ndërsa 6 të tjerëve u është është refuzuar kërkesa për kompensim, për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore.

Ndërkohë e pyetur se sa dëmtohet buxheti i KGJK-së nga këto raste, ajo ka thënë se kompensimi i kësaj kategorie është i papare me ligji si dhe për këtë është i ndarë edhe buxheti i caktuar.

SHKK: Aktualisht në të gjitha burgjet e Kosovës janë 476 të paraburgosur

Shpallet i pafajshëm pasi qëndroi rreth 4 vjet në burg dhe arrest shtëpiak

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim