Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Dje ësht mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale në Suharekë!

Politikë  |  E Shtune - 20 Korrik, 2019  |  239 Lexime

Në takimin e sotëm të Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, para se t’i njoftonte të pranishmit e takimit me ngjarjet dhe projektet komunale që kanë ndodhur gjatë javës që po e lëmë pas, ajo ka njoftuar se sot është takimi përmbyllës i gjashtë (6) mujorit të pjesës së parë të këtij viti. Në pika të shkurtra, nënkryetarja Suka, e ka bërë një rezyme të ngjarjeve dhe projekteve më të rëndësishme që kanë ndodhur brenda këtij 6 mujori. Ajo pastaj ka vzhduar duke i informuar zyrtarët me projektet dhe ngjarjet e javës që po kalon.

Edhe komandanti i Policisë, në stacionin policor të Suharekës z.Milazim Lumi, ka raportuar para të pranishmëve lidhur me raportin 6 mujor për siguri lokale në Suharekë si dhe ka numëruar këto ngjarje për javën që po e lëmë pas:
1 rast vëtëgjyqësi, kontrollimi i lokaleve të natës, 4 vjedhje, 1 lëndim trupor, dhe 1 posedim arme pa leje. Komandanti, ka njoftuar se jemi duke vazhduar me plane operative si dhe për angazhimin e njësitit të biciklistave.

Ndërsa nga përfaqësuesi i OSBE-së, z.Salih Elshani, është raportuar se janë në përgatitjen e planit për operim në pjesën e mbetur të vitit.

Nga LMT-KFOR, është deklaruar janë në terren dhe se bashkëpinimi është në nivel maksimal si me policinë ashtu edhe Komunën e Suharekës.
Në fund të takimit, përfaqësuesve të Policisë, KFOR-LMT-së dhe OSBE-së, nënkryetarja znj.Suka, i’u ka dhënë mirënjohje për bashkëpunim.

Dje ësht mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale në Suharekë!

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim