Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Ngritje të temperaturave në fundjavë!

Sociale  |  E Shtune - 20 Korrik, 2019  |  227 Lexime
Ditëve të fundjavës mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ndërsa nga Afrika veriore masa më të nxehta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që do të kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Vetëm ditën e shtunë, orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht rreth viseve malore.

Nga dita e martë, në lindje të rajonit, do të depërtojnë turbullira nga Evropa verilindore, që do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare.

20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
21.07 – Nxehtë, kryesisht me diell
22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
23.07-24.07 – Pjesërisht vranët, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C. Nga dita e martë do të zbresin në 27C deri 28C.

Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-9m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Ngritje të temperaturave në fundjavë!

Reklamë

Komentet

Sociale

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim