Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

E-Kioskat 24/7 në shërbim të qytetarëve

Sociale  |  E Premte - 19 Korrik, 2019  |  611 Lexime

Janë vënë në funksion E-Kioskat 24/7, në shërbim të qytetarëve për dokumenta të Gjendjes Civile, si çertifikata të lindjes, ekstrakt etj. Në dy pikat të qytetit, njëra afër Qendrës për prodhimin e dokumentave (Pasaportave) dhe tjetra afër Qendrës për Punë Sociale QPS.
Kryetari Muharremaj, i ka vizituar këto dy pika dhe i ka provuar vetë duke aplikuar për ekstrakt të lindjes. Ai gjatë vizitës u shpreh: “ Nga sot, qytetarët mund të paisen me dokumenta të Gjendjes Civile, 24 orë, 7 ditë në javë. Ky është një avansim, i cili do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”. Edhe drejtori i Administratës, Driton Maliqaj, ka qenë pjesë e inaugurimit të E-kioskave, pasi që është drejtor i Administratës dhe Gjendja Civile i përket kësaj drejtorie.

E-kioskat do të pranojnë monedha metalike dhe do të kthejë kusur sipas diferencës së çmimit dhe monedhave të futura në e-kiosk.

E-Kioskat 24/7 në shërbim të qytetarëve

Reklamë

Komentet

Sociale

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim