Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Rruga e cila e pasqyron qeverisjen aktuale në Komunën e Therandës!

Politikë  |  E Enjte - 11 Korrik, 2019  |  1087 Lexime
Asfallti i Bali Muharremaj qahet 3 ditë pas ndërtimit!
Në fshatin Samadrexhë, në rrugën “Qeshmja e Cufës” pasqyrohet më së miri cilësia e punës së dobët në Komunën e Therandës. Sipas kontratës parashihej që të bëheshin punët e dheut, të përgatitej mbistruktura e rrugës dhe të shtrohej asfalt 8cm. Asnjëra nga këto nuk është bërë siç duhet.


Ajo çka është bërë në këtë rrugë është poshtërsim ndaj banorëve të kësaj lagjeje, fotografitë e japin përshkrimin e duhur sa që nuk ka nevojë për fjalë të tjera. Asfallti qahet 3 ditë pas ndërtimit.
Kontrata për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Samdraxhë ka vlerën 54.837.10€
Tashmë nuk është habi për qytetarët puna e cilësisë së dobët që po bëhet nga kjo qeverisje aktuale në Komunën e Therandës.





Pranimi teknik i këtij ndërtimi të kësaj rruge nga organet kompetente të komunës do të ishte një skandal jashtëzakonisht i madh, rrjedhimisht Lëvizja VETËVENDOSJE - Therandë bën thirrje që pranimi teknik i kësaj rruge të mos bëhet, në të kundërtën obligohemi që të marrim masa të tjera.

Rruga e cila e pasqyron qeverisjen aktuale në Komunën e Therandës!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim