Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Dokumenti Top sekret, kështu planifikon Serbia ta rikthejë Kosovën: Për 20 vite është e jona, kemi dritën jeshile të Turqisë!

Politikë  |  E Martë - 9 Korrik, 2019  |  289 Lexime
Në një dokument top sekret të Serbisë të siguruar nga “Bota sot”, nga një ish zyrtar i lartë i Kosovës (emër i njohur për redaksinë), shpjegohet skenari se si Serbia synon që ta rikthejë Kosovën. Në dokument thuhet se përmes ndërtimit të xhamive dhe medreseve nga ambasadat islamike, në Kosovë duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj ku për 20 vite një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari. “Poshtë në Kosovë, duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj, me këto anë, një pjesë e rinisë do të ik në perëndim, dhe një pjesë do të orientohen në Islam. Për 20 vjet një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari. Fuqitë e mëdha ngadalë do të ndryshojnë mendimin për shqiptarët dhe ashtu do të orientohen për kthimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e Serbisë”, thuhet në dokument. “Kur kjo të arrihet, Serbia do t’i ketë duart e lira të përsëris aksionin e depërtimit të shqiptarëve për në Turqi, kësaj radhe jo me forcë, por me tërheqjen e udhëheqësve fetarë për punësim, duke premtuar ekstra kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia e ka dritën jeshile nga shteti turk”, thuhet ndër tjerash në dokumentin e siguruar nga gazeta “Bota sot”. Ky është dokumenti i përthyer në gjuhën shqipe: Kur ne të arrijmë një marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosovë, fondet e grumbulluara nga Ambasadat Islamike, mundemi t’i bartim poshtë, me pjesën më të mëdha të fondeve duhet të investojmë në ndërtimin e xhamive. Vendet për ngritjen e xhamive duhet t’i gjejmë në pjesë të dukshme pranë autostradës, shkollave, qendrave të qyteteve.Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhen të përhapen gjithkah dhe në vendet e tilla ku nuk ka interesime duhet të sillen nxënësit dhe të rinjtë ku Islami ka më shumë jehonë se sa kombi, siç janë pjesët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjenerali Jankoviq, Kaçanik, Dragash, Prizren. Krahas operativëve shqiptarë një ndihmesë të madhe do ta japin njerëzit e tanë nga Maqedonia, Bosnja e Sanxhaku, duke marrë parasysh romët dhe ciganët, të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të kyçen aktivisht në Islam. Udhëheqësit e Bashkësisë Islame në Serbi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje, janë nën kontrollin tonë dhe punojnë për të përfshirë më shumë njerëz, të cilët janë autoritativë dhe me ndikim në mjediset shqiptare nga fusha e sportit, muzika, media e politika. Në disa parti shqiptare të rëndësishme vetëm se kemi njerëz, të cilët punojnë për ne dhe fuqishëm e mbështesin Islamin dhe janë të lidhur me udhëheqësit, të cilët e përhapin islamin në pjesët ku islam dhe xhami nuk kanë pasur kurrë. Në shtetet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Sanxhaku, të cilët nën mbikëqyrjen e ambasadave tona zvicerane, gjermane, belge. Me këtë suksesshëm do të arrijmë t’i shpërndajmë shqiptarët në perëndim sidomos në Zvicër dhe Gjermani, atje ku ka shqiptarë të pasur, të cilët e kanë përkrahur Rugovën. Poshtë në Kosovë, duhet të krijohet një atmosferë, që njerëzit të ndiejnë se jetojnë në një vend të huaj, me këto anë, një pjesë e rinisë do të ik në perëndim, dhe një pjesë do të orientohen në Islam. Për 20 vjet një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari. Fuqitë e mëdha ngadalë do të ndryshojnë mendimin për shqiptarët dhe ashtu do të orientohen për kthimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e Serbisë. Kur kjo të arrihet, Serbia do t’i ketë duart e lira të përsëris aksionin e depërtimit të shqiptarëve për në Turqi, kësaj radhe jo me forcë, por me tërheqjen e udhëheqësve fetarë për punësim, duke premtuar ekstra kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia e ka dritën jeshile nga shteti turk.
Dokumenti Top sekret, kështu planifikon Serbia ta rikthejë Kosovën: Për 20 vite është e jona, kemi dritën jeshile të Turqisë!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim