Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Mirmëngjesi popull festiv

Opinione  |  E Hëne - 8 Korrik, 2019  |  567 Lexime

Opinion nga Kushtrim Reshitaj

Disa vajza paskan shfaqur aftësitë e tyre në BeerFest, duke u rrahur me grushta, shuplaka dhe metodën unike të kapjes për flokë. Derisa për më tepër edhe një djalosh qenka plagosur.

Aspak ndonjë risi kjo, pasi incidentet e tilla janë bërë traditë tashmë në aktivitetet e tilla.

Konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit aty janë tinejxherë. Nxënës të shkollave të mesme që e dominojnë këtë festival birre, i cili as rregullave elementare nuk i përmbahet.

Uria e egër e përfitimit nga ana e organizatorëve, cdo vit e shndërron këtë event në hapsirë shfrenimi, specifikisht për kategorinë e tillë. Të rinjët axhami.

Alkooli normalisht do të duhej të shërbehet për moshat 21+, derisa ata që e dominojnë këtë “spektakël”, janë 16, 17 e 18. Sigurimi në limitet e minimumit është edhe një faktor shtesë që incidentët të jenë të përvitshme aty.

Kur kësaj i shtohet edhe konsumimi në mënyrë ASHIQARE i drogave të ndryshme, e kthen këtë lloj evenimenti nga një tentim për të organizuar dicka interesante, në një vend shfrenimi ku në një shtet normal mund të ndodhte vetëm njëherë dhe pas saj, kriteret dhe kontrollat do të ishin krejtësisht ndryshe.

Duke shtuar këtu edhe marëdhënjet “moderne” të prindërve me fëmijët e tyre, atëherë kjo që ndodh nuk përbën më lajm sepse medoemos që është e pritshme.

“Hajde çika jem pije njo me neve”, i thoshte babai vajzës së tij 16 vjeçe, duke u krenuar para të pranishmëve se e ka evladin dukat, që e pin verën me më shumë klas, sikur një zonjë franceze. Mund të ju duket thjesht shembull për ilustrim, ama jo. Ky është një rast që e kam parë me sytë e mi në një restaurant në Prizren, ku një familje ishin ulur dhe bënin qejf, fare pranë tavolinës ku isha unë.

Pra rrjedhimisht kështu ndërtohet rruga e “emancipimit” të këtij populli që Europën e kalon dhe e lë prapa, sa herë që bëhet fjalë për dukuri të tilla. Derisa kur vjen puna e testeve arsimore ku fëmijët duhej ta bënin detyrënne tyre obligative, duke bërë krenar prindërit, shkollën dhe vendin, atëherë ne dalim taman ashtu sic dolëm në PISA.

#Maskarallëk

Mirmëngjesi popull festiv

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim