Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Richard Branson - Sa e rëndësishme është të mbani shënime!!!

Sociale  |  E Diele - 9 Qershor, 2019  |  133 Lexime

Shkruar nga Richard Branson. 

Nisur nga përvoja ime, 99% e njerëzve në role lidershipi nuk mbajnë shënime. Për më tepër, kam vënë re se meshkujt janë më pak të prirur se sa femrat për të mbajtur shënime.

Kohët e fundit u takova me 30 CEO në një darkë pune ku u bisedua për të mbyllur këtë boshllëk mes gjinive. Ishte një diskutim i hapur plot këndvështrime të vlefshme; megjithatë unë isha i vetmi person që merrja shënime gjatë gjithë kohes.

Biseda ishte rreth temës se përse femrat ishin më të predispozuara të merrnin shënime nëpër mbledhje, mbase për arsyen se ekzistonte një pritshmëri e padrejtë nga ato për të bërë punët mbështetëse (Support Work). Me pak fjalë, vetë shoqëria pret që punët e zyrës ti bëjë një femër.
 

Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por përbën edhe një disavantazh për meshkujt. Është koha që burrat të bëjnë këtë lloj pune mbështetëse (Support Work). Përveç faktit se kjo do ti çlironte nga paragjykimet për gjininë në ambjentet e punës, do t’u lejonte burrave të kuptonin mëmirë se çfarë ndodh brenda biznesit dhe çfarë mund të bëhet më shumë në mënyrë që gjërat të realizohen me sa më efektivitet. Të mësuarit, trajnimet dhe mbajtja e shënimeve janë fusha zhvillimi të shkëlqyera në të cilat secili nga ne, qoftë femër apo mashkull, pa dallim gjinie, mund të përfitojnë.
Mbajtja shënimeve është një nga gjërat e mia te preferuara. Nuk e di se ku do të isha tani nëse nuk do të kisha pasur një laps në dorë për të shkrujtur ne letër idetë e mia (apo më shpesh idetë e të tjerëve) pikërisht në momentin në të cilin ato shpreheshin. Disa nga kompanitë më të suksesshme të Vigin lindën gjatë këtyre momenteve – nëse nuk do ti kishim hapur blloqet e shënimeve në atë kohë, ato kurrë nuk do të ishin krijuar.

Pak rëndësi ka se sa e madhe, e vogël apo komplekse është një ide – ju duhet ta shkruani atë. Por jo vetëm ta shkruani sepse duhet të jetë e shkruar, analizojini idetë tuaja dhe kthejini në qëllime dhe objektiva të matshme.
Nëse ju nuk do ti shkruani idetë tuaja ne letër, ato mund të largohen nga koka juaj përpara se të dilni nga dhoma.
Edhe për t’ju rikthyer dhe njëherë diskutimit të mëparshëm të gjinive, burrat nuk duhet t’ua lënë grave mbajtjen e shënimeve, secili duhet të mbajë shënimet e tij!
 

Richard Branson - Sa e rëndësishme është të mbani shënime!!!

Reklamë

Komentet

Sociale

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim