Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Shkenca thotë se punët e shtëpisë të zgjasin jetën!!!

Kuriozitete  |  E Shtune - 1 Qershor, 2019  |  133 Lexime

Megjithëse për shumë njerëz që bëjnë punët e shtëpisë është një problem apo një shqetësim që duhet shtyrë, sipas një studimi të fundit, ato do t’ju zgjasin jetën.

Universiteti i Floridas kohët e fundit ka publikuar një studim që tregon se punët e shtëpisë janë në gjendje të zgjasin jetën.

Hulumtimi u krye duke shqyrtuar 6,000 gra në mes të moshës 65 dhe 99 vjeç, të cilat i kushtonin të paktën 30 minuta në ditë punëve. Epo, duke bërë punët e shtëpisë për të paktën 30 minuta në ditë rritet jetëgjatësia prej 12% dhe nëse rritet koha shkon deri në 39%.

Sipas Andrea Z. LaCroix, autor kryesor i studimit, larja e enëve gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të stresit dhe forcon sistemin imunitar.

“Nivelet e rritura të aktivitetit fizik, të lehta dhe të moderuara, mund të jenë pothuajse aq efektive sa ushtrimi i rregullt rigoroz në parandalimin e një sëmundje kronike serioze. Ne nuk duhet të garojmë në maratona që të ndihemi mirë”, u shpreh Andrea. 

Shkenca thotë se punët e shtëpisë të zgjasin jetën!!!

Reklamë

Komentet

Kuriozitete

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim