Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

"Pas sulmit ndaj një gruaje rome" - Opinion nga Hajriz Sejdiu

Opinione  |  E Shtune - 1 Qershor, 2019  |  261 Lexime
Kur veç kemi mbyllur kazinotë dhe kemi rregulluar çështjen e konflikteve, zënkave, grabitjeve dhe vrasjeve nga lojrat e fatit, tani është koha të mendojmë se si duhet të përmbyllim sistemin e ri të parandalimit të rreziqeve, në kuadër të sigurisë kombëtare, sipas mentalitetit tonë, nëpër të gjitha ato vende dhe hapësira ku për çdo ditë na ndodhin konflikte, grabitje rrahje, plagosje, vrasje dhe vdekje në komunikacion.


"Në vijim po japim disa nga prpozim masat e sistemit të ri të parandalimit të rreziqeve: Qeveria me një ligj, akt nënligjor apo dekret duhet të shfuqizojë dhe ndalojë gjithandej nëpër shtëpitë e qytetarëve jadecin dhe kaullin si lloj i kumarit dhe lojrave të fatit. Të shqyrtohet tërë tradita jonë, për të identifikuar dhe evidentuar të gjitha garat popullore të cilat kanë karakter kumari dhe të cilat mund të shkaktojnë konflikte, rrahje, plagosje apo vrasje gjatë luajtjes së tyre, duke i sanksionuar me mbyllje të shtëpiveapo odave ku hetohen veprimtari të tilla jo ligjore.

Të mbyllën baret, restorantet, hotelet, furrat e bukës,kafiteritë dhe çajtoret si vende ku mund të ndodhin konflikte, zënka dhe vrasje. Të mbyllën tregjet e gjelbërta, tregjet e kafshëve dhe ato të automjeteve dhe tregëtia të bëhët përmes rrjeteve sociale. Shpërndarja e shitblerjeve të bëhët përmes personave të trajnuar dhe të pajisur me pajisje personale mbrojtëse.
Të mbyllën autostradat, rrugët magjistrale, rrugët regjionale, rrugët lokale, ato rurale si dhe shetitoret dhe, të lejohen për çarkullim vetëm rrugët e ngushta si dhe rrugët e dhive, ku do të ecet këmbë, me mushkë apo me gomar.

Aeroporti të vëhet nën kontrollin dhe mbikqyrjen strikte të KFOR-it dhe të përdorët vetëm për nevojat emergjente të tyre dhe UNMIK-ut. Për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë ose kanë nevojë për udhëtime jashtë shtetit të shrytëzohen rrugët alternative përmes bjeshkëve dhe rrugëve të pa kalueshme, ilegale.

Të mbyllen stadionet, livadhet dhe tokat pjellore-arat (të rrethohen me tela xhemborë të KFOR-it), për shkak të mundësisë së rrahjeve, plagosjeve dhe vrasjeve të qytetarëve për futboll, kullotje pa autorizim dhe ngrënje të mexhës. Të ndahen burrat nga gratë, prindërit nga fëmijët, motrat nga vëllëzërit, vëllëzërit nga vëllëzërit për shkak të mundësisë së dhunës familjare, keq trajtimit të pleqve, dhe mosmarrëveshjeve për trashëgimi.

Të krijohen kampe(strehimore) individuale me mundësi minimale bashkimi dhe,vetëm për raste emergjente, për raste mortore dhe me masa të mëdha sigurie. Nëpër institucionet shtetërore dhe private të ngriten zyra të posaçme (individuale) për personelin, pa mundësi komunikimi fizik por vëtëm përmes komunikimit virtual, për të zvogëluar konfliktet verbale dhe fizike, bulizmin dhe ngacmimet seksuale në mes gjinive të kundërta dhe gjinive të njejta.

Të mbyllen çerdhet shkollat, kolegjet dhe universitet dhe të zbatohet mësimi individual në largësi. Duhet të mbyllen urgjentisht bankat, postat dhe vendet ku mund të grumbullohen qytetarët për të marr rrogat, pensionet dhe për të kryer shërbimet tjera transaksionare dhe bankare, për shkak të mundësisë së grabitjeve dhe vrasjeve. Sistemi i pagesave dhe i tërë sistemi bankar të kryhet me dron special dhe mundësisht në mënyrë sa më të fshehtë përmes kulmeve të shtëpive,dritareve të pasme të banesave dhe oxhakëve individual.

Të nxitet dhe stimulohet migrimi masiv në mënyrë që të kemi sa më pak qytetarë për të menaxhuar sigurinë e tyre. Udhëheqësit shtetëror, Liderët politikë dhe partitë e tyre të krijojnë mekanizma virtual nga ku do t`u drejtoheshin qytetarëve dhe elektoratit përmes lojrave me simulime, pa kontakt vizuel dhe fizik me ta.

Të gjitha këto masa do të na shërbejnë neve, si “komb i ri” që të ruajmë gjenin, mirëçenien tonë ekonomike dhe sociale si dhe do të na e mundësojnë një zhvillim të hovshëm drejt një shoqërie edhe më sui generis.

Ky do të ishte sistemi më modern i parandalimi të rreziqeve “hibride” si pjesë integrale e sigurisë kombëtare, që ka parë dhe implementuar civilizimi botëror demokratik ndonjëherë gjatë historisë së njerëzimit.

Dhe krejt në fund, mund të huazojmë si alternativë për përdorim edhe shembullin më të mirë nga Shqipëria mëmë, që në çdo situatë të mundshme, e cila paraqet rrezik të vogël apo të madh, të angazhojmë ushtrinë ose të shpallim gjendje të jashtëzakonshme dhjetë vjeçare deri sa ekspertët tanë të sigurisë të hartojnë një sistem sigurie më adekuat dhe më praktik për shtetin tonë.
Suksese!"



Opinion nga Hajriz Sejdiu 
"Pas sulmit ndaj një gruaje rome" - Opinion nga Hajriz Sejdiu

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim