Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Aksioni në veri, kërkohen vrasësit e Zymberit dhe Ivanoviqit

Kronikë e zezë  |  E Martë - 28 Maj, 2019  |  651 Lexime

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës, përcjellë Indeksonline.

Këtë operacion e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, disa zyrtarë policorë dhe qytetarë dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”,“Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”.

Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur.

Edhe pse nga Policia e Kosovës ende askush nuk pranon të prononcohet, kp mëson se përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera.

Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.

Ndërkohë, alarmi që fton serbët për tubime të jashtëzakonshme është lëshuar edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. /Indeksonline/

Komunikata e plotë e PK-së:

Sot, me 28.05.2019 Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizohet një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin  e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar,  përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Inspektoratin Policor mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, pa marrë parasysh përfshirjen e personave  në raste të tilla penale.

Lidhur me detajet rreth realizimit të këtij operacioni të gjerë do të njoftoheni, në një konferencë të përbashkët ku pritet të marrin pjesë Prokuroria, Policia dhe IPK-ja.

Aksioni në veri, kërkohen vrasësit e Zymberit dhe Ivanoviqit

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim