Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Arrestohet Remzi Shala, i kërkuari nga Specialja!

Politikë  |  E Premte - 24 Maj, 2019  |  831 Lexime
I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” është arrestuar. Arrestimin e Shales e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati Natal Bullakaj. ó Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij. “Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Nuk di më shumë se ku apo kur. Vetëm se më kanë njoftuar që në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës”, ka thënë Bullakaj në një prononcim për Indeksonline. Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet. Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur. Shala kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë./Indeksonline/
Arrestohet Remzi Shala, i kërkuari nga Specialja!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim