Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Kryetari Muharremaj, falenderon Kompanitë private për ndihmën që kanë dhënë për pastrimin e borës.

E Premte - 11 Janar, 2019  |  561 Lexime
Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, sot në orët e mëngjesit ka ftuar në një takim të gjitha Kompanitë private që iu kanë përgjigjur apelit të tij për ndihmë në pastrimin e borës. Ai ka falënderuar përfaqësuesit e Kompanive për kontributin e dhënë dhe ju ka thënë atyre se pa ndihmën tuaj vështirë ia kishim dal në pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve,  si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra. “Ju jam mirënjohës në këtë gatishmëri tuajën dhe në emër të banorëve të Komunës sonë ju falënderoj edhe një herë”. – ka thënë kryetari Muharremaj gjatë takimit me Kompanitë që kanë ndihmuar. Ndërsa, përfaqësuesit e Kompanive kanë premtuar se sa herë që ka nevojë Komuna për raste të tilla do të jemi në shërbim 24 orë me të gjith potencialin që kemi. Kompanitë që kanë ndihmuar janë: “I.Seferi”, “H.Seferi”,”VeHa”, “Cani Bau”, “Thesari”, “Dini-Enisi”, “Euro-ing”,”Gashi – ing”, “Seti Comerc”, Ndermarrja Kopshtare “Bredhi”, klubi “Off Road” dhe “Ajazi”.

lajmi origjinal në:
https://kk.rks-gov.net/suhareke/news/kryetari-muharremaj-falenderon-kompanite-private-per-ndihmen-qe-kane-dhene-gjate-reshjeve/
Faqja e komunës së Suharekës
Kryetari Muharremaj, falenderon Kompanitë private për ndihmën që kanë dhënë për pastrimin e borës.

Reklamë

Komentet

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim