Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Një album shqip me titull në një gjuhë të huaj!

Kulturë  |  E Mërkure - 22 Maj, 2019  |  211 Lexime
Një”Mindil” me perla muzikore shqiptare, ”Rona Nishliu: ishte momenti të rikthehesha, ashtu siç e meriton publiku im”, shkruan Telegrafi.

Pyetja është se si u lajthit një këngëtare e shkëlqyer, apo ndoshta edhe mund të ketë qenë e pa kujdesshme në vënien e titullit të albumit të saj të fundit?! Vërtetë që ky është një album tërësisht shqip,por fatkeqësisht me një titull në një gjuhë të huaj! Është mirë ta dimë, se fjala “Mindil”, gjegjësisht “Mendil” është fjalë turke, që në gjuhën shqipe don të thotë Shami.
Epitetet lavdëruese për këngët e këtij albumi si: Perla shqipe dhe këngë të mirëfillta shqipe, qëndrojnë kur është në pyetje Rona dhe arti i saj i këndimit, por që edhe Rona, e edhe këngëtarët tjerë, duhet ta kenë parasysh që këngët dhe albumet e tyre të ardhshme, t’i titullojnë shqip. Këtë e meritojnë këngët tona dhe adhuruesit e tyre, sepse besoj, që shumica e këtyre adhuruesve janë shqiptarë!

SHAMI f. sh.
Një copë pëlhurë, e prerë në trajtë katërkëndëshi, që mbahet për të fshirë hundët, djersën etj.
1. Shami e bardhë (e qëndisur);
2. Shami dore (hundësh, xhepi);
3. Shami burrash (grash, fëmijësh);
4.Laj shaminë;
5. Fshij lotët (djersën) me shami;
6. Tund (dredh) shaminë etj.
Dikush mund të më akuzojë për cikrrimtarë apo detajist, përball këtyre këngëve të bukura shqipe, por thonë se në detaje flen djalli!

Marrë nga statusi i Hajriz Sejdiu në FaceBook!
Një album shqip me titull në një gjuhë të huaj!

Reklamë

Komentet

Kulturë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim