Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Fjalimi në seancen e sotme i Dardan Berish-es, asambleist i Partis Demokratike te Kosoves-dega në Suharekë!

Opinione  |  E Mërkure - 22 Maj, 2019  |  911 Lexime

Në gjithë Kosovën, edhe në komunën tonë, po shfaqen çdo ditë e më tepër dukuri negative të natyrave të ndryshme. Dojmë apo nuk dojmë ta besojmë ky është realiteti, realitet aspak i dëshiruar nga askush.
Por ajo për të cilen jemi thirrur sot, pothuajse është shqetësuese, shqetësim i cili ka arritur kulmin e frikes dhe të pasiguris në komunën tonë.
Të gjitha këto, kanë të bëjnë me vjedhjet e shtëpive, thyerjet e lokaleve, por mbi të gjitha ajo që i jep sens negativ vendit, komunës, fshatrave është ndalja e veturave në mes të rrugës dhe bastisja e tyre.
Situata e krijuar kohëve të fundit merr permasa të gjëra të një numri të madhë të vjedhjeve, thyerjeve te lokaleve, me qindra raste.
Është e vërtet që vështirë menagjohen të gjitha rastet ne fjalë, por e vërteta thot një gjë tjetër, bashkëpunimi i policis, organeve të rendit dhe sigurisë me qytetarët është shumë i ngurt dhe fare i vogël, gjë që rezulton në pasigurinë për të bashkëpunuar.
Ka raste, kur të njejtit pronar të shtëpisë apo lokalit, i është thyer dy apo tri herë radhazi shtëpia apo lokali.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi?
I nderuari kryetar i komunës, dhe ju të gjitha organet përgjegjëse, të cilat jeni të obliguar për të garantuar sigurinë e vendit të qytetarëve të komunës sonë, duhet të ndermerrni ndonjë hap drejtë parandalimit të këtyre dukurive.
Mos të presim, deri sa dikush të pësojë si rrjedhojë e pa përgjegjësisë institucionale.

REKOMANDIM:

1. Shtimi i numrit të policisë, gjatë orarit të natës;
2. Patrollimi më i shpeshtë i policisë nëpër fshatra;
3. Lidhja më e shpejtë me policinë;
4. Mundësia e peticionit për të shtuar masat e sigurisë në Komunën e Suahrekës;
5. Identifikimi i hajnave;
6. Ndalja, kontrollimi i personave të dyshuar gjatë orëve të vona të natës;
7. Mundësia e vendosjes së kamerave të sigurisë, në hyrje dhe dalje të fshatrave;
8. Patrollimi në stacionin e autobusëve;

 Dardan Berisha

Fjalimi në seancen e sotme i Dardan Berish-es, asambleist i Partis Demokratike te Kosoves-dega në Suharekë!

Reklamë

Komentet

Opinione

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim