Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Tirana dënon me burg kosovarin nga Podujeva që po kërkohej nga Interpoli

Kronikë e zezë  |  E Mërkure - 22 Maj, 2019  |  645 Lexime

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin me origjinë nga Kosova Shkëlqim Kastrati i arrestuar dy ditë më parë në Tiranë në një palestër pasi është i kërkuar nga autoritetet gjermane për vrasje.

Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për qëllime ekstradimi për Kastratin.

23-vjeçari u arrestua më 19 maj në një palestër në një qendër tregtare, pasi ndaj tij gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë. Për më tepër gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar armë e drogë.

Kastrati lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Tirana dënon me burg kosovarin nga Podujeva që po kërkohej nga Interpoli

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim