Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Nga e marta paralajmërohen vërshime në Komunën tonë!

Politikë  |  E Hëne - 13 Maj, 2019  |  1377 Lexime
Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër ( e martë) do të ndodhin vërshime në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.
Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.
Komuna e Suharekës, këtë shqetësim e ka ngritur sot në Takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve dhe nga Drejtoria e Shërbimeve Pulike dhe Emërgjensë është bërë e ditur se ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës, janë mobilizuar dhe do të jenë aktive gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë. Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfardo përballje me vërshimet e mundshme.
Nga e marta paralajmërohen vërshime në Komunën tonë!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim