Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Për 16 muaj, në Kosovë kanë humbur jetën 35 punëtorë

Kronikë e zezë  |  E Hëne - 13 Maj, 2019  |  147 Lexime

Për 16 muaj kanë humbur jetën 35 punëtorë në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe 21 vjeçari Krenar Jemini, nga Mushtishti i Suharekës i cili aksidentalisht kishte humbur jetën në vendin e tij të punës në shkurt të këtij viti.

Ndërsa babi i tij Emini ka treguar se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë duke shtuar se vdekja e të birit ka qenë e dhunshme.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se fajtorët në këto raste shumë rrallë përfundojnë me dënim të drejt.

Sipas tij, nëse një lëndë lihet nëpër gjykata 4 deri në 5 vite, biznesmenët dinë si të përfitojnë.

Lidhur me këto raste, ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se në rast se nuk respektohet kontrata nuk ka arsye të heshtet.

Pavarësisht përkushtimit që thonë se e kanë institucionet, punëtorët vazhdojnë të përballen me rreziqe të shumta sidomos ata të sektorit të ndërtimtarisë.

Për 16 muaj, në Kosovë kanë humbur jetën 35 punëtorë

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim