Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Në emër të rrugës Brigada 123 qeverisja lokale për herë të dytë po përgatitet të abuzoj më paranë publike.!

Politikë  |  E Diele - 12 Maj, 2019  |  1389 Lexime

Në mbledhjen e asamblesë komunale të mbajtur më datë 31.01.2018 u votua për planin afat mesëm për investimet kapitale të vitit 2018 në Komunën e Therandës, ndër projektet e parapara ishte edhe rregullimi i rrugës Brigada 123-qendër, të cilës iu ndanë 380.000€, rregullimi i kësaj rruge nuk ndodhi, mjetet e parapara për rregullimin e rrugës Brigada 123-qendër nuk u destinuan aty ku është paraparë por u shfrytëzuan për shërbime të tjera pa u përfillur procedurat ligjore(duke u anashkaluar asambleja komunale)


Tani përmes një kontrate e cila ka vlerën 418.000€ titulli i së cilës është “Sanimi dhe mirëmbajtja e rrugëve lokale” rrugës Brigada 123 në qendër vetëm po i mbushen gropat.
Operatori ekonomik i cili e ka fituar këtë tender është në pronësi të një zyrtari të AAK-së, ky operator ekonomik ka ofertuar me çmim më të shtrejtë se 5 operatorët ekonomik të tjerë dhe është shpallur fitues (dyshohet për kontratë të kurdisur).



 Ka reaguar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë 
Në emër të rrugës Brigada 123 qeverisja lokale për herë të dytë po përgatitet të abuzoj më paranë publike.!

Reklamë

Komentet

Politikë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim