Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Si të ndërtosh vetëbesimin dhe të përgatitësh veten për të patur sukses në jetë?

Sociale  |  E Shtune - 11 Maj, 2019  |  237 Lexime
“Vetëbesimi i ulët nuk është një dënim i përjetshëm. Vetëbesimi mund të mësohet, praktikohet dhe zotërohet ashtu si çdo aftësi tjetër. Pasi ta keni zotëruar atë, çdo gjë në jetën tuaj do të ndryshojë për mirë,” – Barrie Davenport.

A i merrni parasysh mendimet e të tjerëve?
A qëndroni vazhdimisht në zonën tuaj të komfortit nga frika e dështimit?
A iu druheni gabimeve dhe më pas i mbuloni ato në mënyrë që askush tjetër të mos i zbulojë?
A ndiheni sikur doni mirënjohje të vazhdueshme për sukseset tuaja që të ndiheni të vlerësuar?
Apo thjesht e gjeni të vështirë t’i pranoni komplimentat?


Vetëbesimi është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë, por për shumicën prej nesh kjo mund të bëhet një pengesë për jetën tonë të përditshme.

Nëse u jeni përgjigjur me po të gjitha pyetjeve të mësipërme, kjo do të thotë se akoma duhet të punoni në forcimin e vetëbesimit tuaj. Dhe çelësi për tejkalimin e vetëbesimit të ulët është të kuptuarit se çfarë është ai dhe gjetja e mënyrave për ta luftuar atë kokë më kokë.

Diferenca midis vetëbesimin dhe vetëvlerësimin;

Shumë njerëz nuk mund të bëjnë diferencën mes këtyre dy koncepteve. Ndërsa ato mund të duken të ngjashme, ka ndryshime rrënjësore mes vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.
Vetëbesimi ka të bëjë me aftësinë për të besuar në vetvete dhe mënyrën sesi ne përballemi me sfidat apo situatat e vështira. Vetëvlerësimi është vlerësimi konjektiv dhe emocional ndaj vetes tonë në lidhje me vlerat tona.

Të dyja këto jo gjithmonë shkojnë dorë për dore. Dikush me shumë vetëbesim mund të ketë vetëvlerësim të ulët. Një shembull tipik i kësaj do të jetë një interpretues, i cili mund të qëndrojë në skenë para mijëra njerëzve, por që shkatërron veten me alkool dhe drogë prapa dyerve të mbyllura.

Niveli i vetëbesimit tregon sesa të suksesshëm jeni.
Vetëbesimi është i rëndësishëm kur është fjala për të mësuarit dhe aftësitë tona. Vetëbesimi jonë mund të ndikojë në punën tonë dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe është një tregues shumë më i fortë i suksesit sesa vetëvlerësimi.

Dhe kjo është për shkak të asaj që ne besojmë se është e vërtetë për veten tonë. Besimet tona ndikojnë shumë në atë që ne mendojmë se jemi të aftë të bëjmë. Me fjalë të tjera, mentaliteti është një përcaktues shumë i madh në vetëbesimin që ne kemi.



Si mund të ndërtojmë vetëbesimin tonë?
Ka shumë mënyra sesi ne mund të ndërtojmë vetë-besimin tonë më poshtë janë disa truke të mira që ne mund të aplikojmë në jetën tonë të përditshme.



Shtiruni derisa ta arrini atë

Nëse keni vetëbesim të ulët atëherë këshillat e “të qenit vetvetja’ mund të jenë të dëmshme. Ky është momenti ku vetëbesimi i rremë mund t’iu ndihmojë të ecni përpara me sukses. Duke i kushtuar vëmendje mënyrës se si doni të paraqesni veten para të tjerëve mund të zbuloni se kjo është një mënyrë e mirë për të vepruar.

Ndonjëherë është më e lehtë për të ndryshuar nga jashtë, brenda – me fjalë të tjera, kur fillojmë të veprojmë në një mënyrë të sigurtë në vetvete, kjo gjë mund të bëhet më familjare dhe ne mund të fillojmë të shohim rezultate pozitive.


Çdo gjest i juaji ka rëndësi.

Gjuha e trupit është një mënyrë e rëndësishme për të përcjellë vetëbesim. Kur kemi vetëbesim të ulët ajo mund të bëhet e dukshme në mënyrën se si ne fizikisht e mbajmë veten tonë. Flisni më me ngadalë, duke marrë kohë që të mendoni për atë që doni të thoni dhe kontakti me sy do të japë përshtypjen e vetëbesimit.


Vishuni me vetëbesim.

Studimet kanë treguar se ajo që iu vishni mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën sesi ndiheni dhe veproni. Kur vishni rroba, të cilat ju bëjnë të ndiheni me vetëbesim mund të ndryshojë qëndrimin dhe këndvështrimin tuaj në situatat stresuese.


Ndryshoni mentalitetin tuaj.

Mendësia është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për vetëbesimin. Njerëzit me besim ne vetvete përqëndrohen më shumë në mendimet dhe rezultatet pozitive sesa në ato negative. Mundohuni të ndryshoni perspektivën tuaj të të menduarit – përqëndrohuni në bollëk dhe jo në mungesa. Duhet të dini se rezultati nuk pasqyron domosdoshmërisht aftësitë tuaja.


Festoni fitoret e vogla.

Njerëzit me vetëbesim të ulët kanë tendencën që t’i krijojnë vetes shume presion. Sekreti për të krijuar më shumë vetëbesim është fokusimi në hapat e vegjël që ne ndërmarrim. Drejtohuni më shumë drejt fitoreve të vogla dhe festojini ato, pasi kjo do iu ndihmojë të kuptoni sesa larg keni arritur. Në thelb, bëhuni vetë nxitës i tifozëve tuaj.


Shihni sesi mund të bëheni më të mirë.

Duke fituar një aftësi të re si psh. mësimi i një gjuhe të huaj mund t’iu ndihmojë në ndërtimin e vetëbesimit tuaj. Përmirësimi dhe progresi, instiktivisht do të reflektojë mënyrën sesi e shihni veten në drejtimin e aftësive tuaja. Ajo gjithashtu mund t’iu ndihmojë të qartësoni mendjen, duke bllokuar çdo gjë shqetësuese që mund të lindin nga fusha të tjera të jetës tuaj.

Pra, mos harroni se ndërtimi i besimit në vetvete është një kombinim i mentalitetit dhe ndryshimeve të modeleve tona të dëmshme të sjelljes. Por çelësi është të dish se vetëbesimi i ulët mund të tejkalohet.




http://www.universum-ks.org/blog/karriera/si-te-ndertosh-vetebesimin-dhe-te-pergatitesh-veten-per-te-patur-sukses-ne-jete/
Si të ndërtosh vetëbesimin dhe të përgatitësh veten për të patur sukses në jetë?

Reklamë

Komentet

Sociale

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim