Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Ekskluzive: Policia e Kosovës arreston hajnin e shumëkërkuar, Kastriot Shala

Kronikë e zezë  |  E Enjte - 9 Maj, 2019  |  1347 Lexime

Një aksion i Policisë së Kosovës në ditën e sotme ka shpier në arrestimin e të shumërkërkuarit, Kastriot Shala. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Shala është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Kastriot Shala është arrestuar në dalje të Prishtinës.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar edhe më tutje me këtë aksion të suksesshëm të Policisë së Kosovës.

Shala bashkë me Leutrim Latifin e Ridvan Ademin janë të dyshuar për vjedhje e grabitje në disa raste në Kosovë

“Mund të konfirmojmë se pas hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale të njësiteve policore, sot rreth orës 15:30 në Hajvali është arrestuar i dyshuari (K.Sh.) i cili ka qenë në arrati dhe në kërkim policor” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

I dyshuari i cili gjendej me një veturë të tipit Golf 7, kur është ndaluar nga policia ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez si dhe një karikator e kishte brenda në veturë.

Shala bashkë me dy të dyshuar të tjerë dyshoheshin për disa raste të grabitjeve të armatosura dhe janë konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë.

Ekskluzive: Policia e Kosovës arreston hajnin e shumëkërkuar, Kastriot Shala

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim