Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

HAJRIJE REXHA: KOMANDANT DRINI ËSHTË VRARË NGA TRADHËTARËT E KOMBIT DHE BASHKËPUNËTORËT E SERBISË!

Kronikë e zezë  |  E Mërkure - 8 Maj, 2019  |  855 Lexime
Të mërkurën, me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së Ekrem Rexhës- komandant Drini, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit. Për të nderuar jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës, Ekrem Rexhës- komandant Drini, në varrezat ku prehen të qetë të rënët për lirinë e Kosovës, përveç familjarëve të tij, ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë, qytetarë , drejtues të institucionëve komunale dhe të tjerë. Bashëkshortja, Hajrija, thotë se në këtë përvjetor, me emocione të përziera mes mallit e krenarisë e kujtojmë komandant Drini, i cili përkundër sakrificës mbinjerëzore në shërbim të çlirimit të vendit, padrejtësisht është vrarë në Kosovën e çliruar. Ajo, beson fuqishëm se një ditë drejtësia do të vihet në vend, dhe se autorët e vrasjes së bashëkshortit të saj, do të marrin dënimin e merituar. Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se veprat e komandant Drinit gjatë luftës së UÇK-së dhe angazhimet e tij në Kosovën e pasluftës, janë shembull i një figure të lartë që ka buruar nga populli ynë i shumë përvuajtur, dhe apeloi tek organet kompente që të zbardhin rastin e vrasjes së tij, dhe kriminelët të vihen para drejtësisë. Zbulimin e vrasësve të ish komandantit të tij, në emër të degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e kërkoi edhe sekretari i kësaj organizate, Isa Berisha, i cili tha se veprimtaria jetësore dhe në shërbim të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës, Ekrem Rexhën e bëjnë një ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare jo vetëm në zonën e Prizrenit. Ndryshe, komandant Drini, është vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e gjykatësve ndërkombëtarë në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, janë liruar.

Kronika e përgatitur nga TV Prizreni: Video 


 
HAJRIJE REXHA: KOMANDANT DRINI ËSHTË VRARË NGA TRADHËTARËT E KOMBIT DHE BASHKËPUNËTORËT E SERBISË!

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim