Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Zbulohet një pasuri e madhe kulturore/historike nga tre vëllezër shqiptarë në Venecia!!!

Kulturë  |  E Martë - 7 Maj, 2019  |  4081 Lexime
Tre vëllezërit Bytyqi, nga fshati Semetisht (Suharekë) para 6 muajve kanë hapur një restorant të lartë dhe të të veçantë në Venecia të Italis.



Restoranti quhet San Silvestre, dhe gjendet në Venecia - në pjesën më të bukur të qytetit, afër Kanale grande (Grand Canal).


Shumë shpejtë po bëhët njëra nga restorantet më të njohura në qytet, sipas deshmimeve nga web faqet më të njohura botërore për udhëtime dhe rezërvime.
Arsyja pse është bërë kaq e njohur është se në të janë zbuluar pasuritë të medha kulturore dhe historike, që nga periudhat Romanke, të Mesjetës dhe të Renësancës. 



Zbulimi i tyre ka ngjallur kurreshjten e shumë turisteve, si nga Italia por edhe nga vendet e tjera të botës.
Murët e restorantit, nga komuna janë të bllokuar sepse janë kaq të vjetra saqe nuk duhet të prekën. Restoranti dikur në kohët e vjetra ka qënë një magazine, po ashtu edhe dera ka historinë e saj sepse është origjinale dhe e mbetur që nga viti 1500, ku sot eshte restoranti i tyre.

 

Arsyja pse ka arritur kaq shumë famë dhe klienta restoranti, është jo vetem nga ushqimi i mrekullueshme por edhe nga fakti se murët dhe restoranti është kaq i vjeter dhe mban kaq shumë histori mbrenda saj, saqe të ulësh në një vend që ka qënë një magazine në vitin 1500 dhe të hash një darkë të shkëlqyer është vërtetë një eksperiencë e paharrueshme.

Jo vetem Radio Vala, por të gjithë Kosova jemi krenarë me ta dhe ju urojmë sukses të pafund!!



Zbulohet një pasuri e madhe kulturore/historike nga tre vëllezër shqiptarë në Venecia!!!

Reklamë

Komentet

Kulturë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim