Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

(Ekskluzive) Lendrit Palushi jap dorëheqje nga drejtori i klubit KB Ylli!

Sport  |  E Diele - 5 Maj, 2019  |  1527 Lexime
Përmes një postimi në Facebook Palushi ka bë të ditur dorëheqjen e tijë:

Ju njoftoj që nga sot unë Lendrit Palushi jap dorëheqje nga drejtori i klubit KB Ylli.

Sezona basketbollistike 2018/19 për KB Golden Eagle Yllin si objektiva kryesore ishin:
1. Arritja në finale të Playoffit apo shpallja kampion i Kosovës dhe 
2. Arritja në finalen e kupës së Kosovës në basketboll apo fitimi i kupës.
Sigurisht këto objektiva fillimisht ishin reale sepse kishin një bazament të sigurt dhe të besueshëm e që të gjithëve n'a bënë të besojmë dhe shpresojmë, si: sponzori stabil i klubit që n'a mbështeti objektivat e vendosura financiarisht, trajneri më i trofeshëm në Kosovë, sjellja e 4 lojtarëve të huaj me eksperienc, sjellja e 2 lojtarëve përfaqesues të Kosovës dhe besimi që Suhareka dhe tifozët “Xhebrailat i meritojnë këto finale” 
Me përfundimin e sezonës basketbollistike 2018/19 asnjëra nga objektivat para sezonale nuk janë arritur. Si përfundim diçka apo shumëçka nuk ka funksionuar siç duhet, pa dashur për t'i identifikuar fajtorët apo meritorët mendoj që është koha të marrim përgjegjësi secili. 
Mbes me shpresë dhe dëshirë që KB Ylli gjithëmonë të jetë në majat e basketbollit Kosovarë. Qyteti i Suharekës dhe tifozët Xhebrailat e meritojnë!
Dhe me kryesorja eshte se ne si sponzor jemi mundu me respektu secilin por pikerisht respekti i tepert ndaj tyre dhe mos dhenja e pergjegjesive ka sjellë këtë rezultat....

Me respekt,
Lendrit Palushi

(Ekskluzive) Lendrit Palushi jap dorëheqje nga drejtori i klubit KB Ylli!

Reklamë

Komentet

Sport

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim