Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Qosja shkruan për bisedimet u mëshon Thaçit, Rugovës e Dacit

Opinione  |  E Premte - 5 Tetor, 2018  |  37 Lexime

Qosja ka shkruar se mes Prishtinës e Beogradit ka kohë që po bëhen bisedime zyrtare, politike e diplomatike shtetërore. Sipas tij, vetëm duke i quajtur këto bisedime shtetërore, e jo dialog arrihet të ruhet dinjiteti shtetëror i Kosovës.

Në anën tjetër, ai ka kërkuar që në këto bisedime të mos mohohet UÇK-ja, gjë që, sipas tij, dikur e ka bërë presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Lexoni të plotë publikimin e tij në rrjetin social Facebook:

Në dramën e sotme teatrore e politike mes Prishtinës e Beogradit politikanët dhe intelektualët e Kosovës dy gjëra më në fund do të duhej t’i kishin të qarta:

E para, mes Prishtinës e Beogradit nuk bëhet dialog: dialogu bëhet mes dy vetëve apo grupeve për punë të ndryshme, kur e kur serioze e kur e kur joserioze. Mes Prishtinës e Beogradit ka kohë që po bëhen e do të bëhen bisedime zyrtare, politike dhe diplomatike shtetërore. Vetëm duke i quajtur këto bisedime shtetërore e jo dialog ne e ruajmë dinjitetin shtetëror të Kosovës.

E dyta, në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare, politike e diplomatike shtetërore mes Prishtinës e Beogradit nuk dilet me deklarimet politike nënshtruese, mohuese ndaj luftes së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, që ishin përmbajtje e mendimeve të Kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe argatit të tij Nexhat Daci. Historia mund të falsifikohet siç po faksifikohet sot nën dhunën e terrorin politik të oligarkëve politikë e të partive e çdrejtuesve te tyre, por s’mund te falsifikohet përgjithmonë.


Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com
Qosja shkruan për bisedimet u mëshon Thaçit, Rugovës e Dacit

Reklamë

Komentet

Opinione

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim

Nuk u gjet asnjë lajm sipas kërkesës tuaj, në këtë kategori!