Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Kronikë e zezë  |  E Enjte - 4 Tetor, 2018  |  141 Lexime

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte-subvencione për disa kultura dhe veprimtari bujqësore.

“Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht” bëhet e ditur në këtë komunikatë.

Ajo që bije në sy është fakti se është rritur përkrahja për kulturën e elbit dhe të thekrës, ku nga 100 euro sa ishte në vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është rritur në 150 euro.

“Në Programin për Pagesa Direkte të këtij viti, është rritur përkrahja për kulturën e elbit dhe thekrës, ku nga 100 euro sa ishte vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është bërë 150 euro për hektarë të mbjellë. Po ashtu, te sektori i hortikulturës, nënsektori i vreshtarisë sivjet nuk do të ketë përshkallëzim të përkrahjes, por do të përkrahen të gjithë fermerët që kanë të mbjellë rrush me sipërfaqe prej së paku 0.10 hektarë, në vlerë prej 1000 euro për hektarë. Ndërsa, kultivuesit e perimeve sivjet përveç mbështetjes për kultivimin e këtyre kulturave në fushë të hapur, do të mbështeten edhe për kultivimin në serra.

Risi tjetër në programin e këtij viti, është edhe rritja e përkrahjes për bujqësinë organike, ku nga 300 euro sa ishte vitin e kaluar, sivjet kjo mbështetje është bërë 500 euro për hektarë. Krahas kësaj ka risi edhe në sektorin e blegtorisë, tek therjet e raportuara të gjedhit, ku sivjet përveç kategorisë A dhe B, përmes pagesave direkte do të përkrahen edhe kategoritë C dhe D” përfundohet në komunikatë.

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Reklamë

Komentet

Kronikë e zezë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim