Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Komuna e Suharekës, ka shënuar sot aktivitetin “Java e Bibliotekës së Kosovës”

Kulturë  |  E Premte - 12 Prill, 2019  |  269 Lexime
Me një aktivitet kulturo-letraro-artistik, Komuna e Suharekës, përkatsisht Drejtoria për kulture, rini,sport e mërgatë, sot ka shënuar edicionin e 17 –të të “Java e Bibliotekës së Kosovës”. Nënkryetarja e Komunës, znj.Mihrije Suka me këtë rast ka fol për rëndësinë e bibliotekës dhe ka treguar se Komuna vazhdimisht po bënë përpjekje për të siguruar kushte sa më të mira për nxënësit dhe studentët që dëshirojnë të mësojnë në bibliotekë dhe për lexuesit e moshave të ndryshme. Me një fjalë rasti u paraqit edhe drejtoresha e Bibliotekës Rajonale në Prizren Sahadete Sadikaj. Në këtë aktivitet ndonëse munguan përfaqësues të Bibliotekës kombëtare, të pranishëm ishin ata nga biblioteka e Dragashit dhe e Malishevës, si dhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane Besim Kokollari. Për të pranishmit në vazhdim u dha një program letraro-muzikor, ndërsa në hollin e bibliotekës së qytetit Hajdin Berisha, u ekspozuan edhe punime arti.
Komuna e Suharekës, ka shënuar sot aktivitetin “Java e Bibliotekës së Kosovës”

Reklamë

Komentet

Kulturë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim