Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Që nga muaji mars i këtij viti në Bruksel nuk është realizuar asnjë takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut teknik

Politikë  |  E Enjte - 4 Tetor, 2018  |  45 Lexime

Shkak kryesor i bllokimit të këtij dialogu ka qenë pala serbe, e cila nuk ka arritur të zbatojë marrëveshjet me Kosovën, pra marrëveshjen për energjinë. Ndërsa janë arsyetuar se nuk do të vazhdojnë bisedimet nëse nuk zbatohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe.

Kryesuesi kosovar i dialogut teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë për lajmi.net se ky dialog ka vdekur në momentin kur pala serbe nuk ka pranuar implementimin e marrëveshjeve të mbetura.

“Dialogu teknik ka vdekur në momentin kur erdhi radha te Serbia për implementimin e marrëveshjeve të mbetura. Që në mars është blloku nga pala serbe me miratim të Brukselit”, ka deklaruar Arifi për lajmi.net.

Sipas tij, Serbia me këto sjellje po tregon se është e njëjta siç ka qenë në vitet e 90-ta.

“Sjellja e Serbisë në dialog teknik ka treguar se Serbia nuk është e interesuar për dialog fare, por është e interesuar të mashtrojë çdo kënd se kinse është paqësore, por në fakt është e njëjta Serbi e viteve të 90-ta”, është shprehur Arifi.

Arifi ka theksuar se qeveria e Aleksandar Vuçiqit është vazhdimësi e Sllobodan Millosheviqit dhe se siç u shpreh ai, atë që nuk ka mundur të realizojë Millosheviqi, po tenton ta realizojë Vuçiqi, por këtë ai po e bën në një tjetër metodë


Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com
Që nga muaji mars i këtij viti në Bruksel nuk është realizuar asnjë takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut teknik

Reklamë

Komentet

Politikë

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim