Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Sot nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Kulturë  |  E Martë - 9 Prill, 2019  |  85 Lexime

Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës do të nënshkruajnë sot kalendarin e përbashkët kulturor mes dy vendeve.

Kalendari kulturor përmban organizimin e ekspozitave, koncerteve, festivaleve, shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të filmave, konferenca të përbashkëta, shkëmbime eksperiencash e aktivitete të përbashkëta të trashëgimisë kulturor.

Ky kalendar vjen si rezultat i “Deklaratës së përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Prizren më 11 janar 2014.

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë do të nënshkruhet në ora 11:40 në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Salla “Tefta Tashko”, nga ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Gashi.

Pas firmosjes së akteve, të dy ministrat do të dalin në një komunikim për mediat për të bërë prezantimin e aktiviteteve./Indeksonline/

Sot nënshkruhet kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri

Reklamë

Komentet

Kulturë

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim