Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

 

Rita Ora: Familja ime iku nga Kosova për t’i shpëtuar luftës tani unë dua të ndihmoj vendi tim!

Kulturë  |  E Premte - 29 Mars, 2019  |  513 Lexime
Unë jam krenare që jam Ambasador nderi për vendin tim, Kosovën. Unë kam lindur atje në vitin 1990, por kur isha vetëm një vjeçare, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për të lënë atdheun tonë për shkak të konfliktit që filloi kur ish-Jugosllavia u shpërbë.

Rita Ora gjatë prillit vjen në Kosovë.
Një pjesë e të ardhurave nga secila çantë e shitur do të shkojën për bamirësi, konkretisht për “Women for Women International”, në vendin ku u lind Rita – Kosovë.

Rita Ora dhe marka gjermane Escada janë duke u përgatitu për një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta”, për t’ju ndihmuar grave të bëhen më të forta dhe të pavarura.Ora është bashkua me drejtorin e kësaj marke për të krijuar një linj të veçantë të çantave.

Escada do të dhurojë 15 euro për çdo çantë dhe do të shkojnë në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë gratë e mbijetuara nga lufta, në mënyrë që ta rindërtojnë jetën e tyre.Pasi u largua nga vendi në moshën 1 vjeçare, këngëtarja ka kujtuar krizën ballkanike në vitin 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj.

“Unë shkoj sa më shpesh që mundem, është një vend i rëndësishëm për mua”, tha Rita për Hollywood Reporte.

Kosova e nderoi këngëtaren me titullin e ambasadores disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga.Gjatë intervistës, Rita tha se do të shkojë në Kosovë në muajin prill për të bërë disa punë bamirëse me fondin e kombeve të bashkuara për fëmijë


 
Rita Ora: Familja ime iku nga Kosova për t’i shpëtuar luftës tani unë dua të ndihmoj vendi tim!

Reklamë

Komentet

Kulturë

 

Marketingu

 

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Opinione

Sociale

Showbiz

Argëtim