Radio Vala 98.3 FM

045/049/235300

Adresa

Rr.Avni Rrustemi Shirokë Suharekë

Kryetari Muharremaj, ka pritur KF”Ballkani” pas suksesit të arritur

Sport  |  E Premte - 1 Qershor, 2018  |  155 Lexime
Kryetari Muharremaj, ka pritur KF”Ballkani” pas suksesit të arritur
Klubi i Futbollit “Ballkani” nga Suhareka është pritur sot nga kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili i ka përgëzuar për sukseset e arritura deri tash dhe për hyrjen në Superligën e Kosovës. Kryetari ka premtuar se do të jetë mbështetës i Klubit dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të lojtarëve, sepse kur rezultatet janë evidente, përkrahja nuk do t’ju mungojë. Lojtarët e KF “Ballkani”, ia dhuruan kryetarit Muharremaj, një top me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve, ndërsa kryetrajneri i klubit Bekim Shotani, i cili është i njohur për udhëheqjën e skuadrave më të mira në vend, ka thënë se “ që të jemi ne të sujksesshëm dhe të dobishëm dhe që ta zbardhim ftyrën ty, ti duhet të jesh pranë neve dhe me neve. Duhet të na ndihmosh shumë, kërkojmë mbështetjen tënde kryetar që të vazhdojmë me këto suksese që kemi filluar”. Ndërsa kryetari Muharremaj, pa hezitim është shprehur se mbështetja dhe përkrahja ime si kryetar dhe si qytetar i Komunës së Suharekës, asnjë herë nuk do të mungojë.
Kryetari Muharremaj, ka pritur KF”Ballkani” pas suksesit të arritur

Reklamë

Komentet

Sport

 

Marketingu

Politikë

Ekonomi

Kulturë

Sport

Showbiz

Argëtim